Asdren Gjikolli i njohur me emrin artistik si Gjiko, u ka ofruar strehim personave të prekur nga tërmeti i djeshëm në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë rep-artisti përmes rrjeteve sociale, transmeton Gazeta Sinjali.
Në njoftim thuhet se ai në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Giti, kanë ofruar që të strehojnë dhe akomodojnë 60 persona në fshatin Bogë të Rugovës.
“Unë dhe Giti Meka, kemi marrë iniciativën për transportin, strehimin, akomodimin dhe ushqimin e 60 personave në Shpellën e Madhe, në Pejë (Rugovë)”, thuhet ndër të tjera në postimin e bërë të artistit.
Kujtojmë se nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje shtetin e Shqipërisë, kanë mbetur të vdekur 27 persona, dy prej të cilëve nga Kosova./Gazeta Sinjali/