Kampioni i Premier Ligës, Manchester City ka vendosur që stadiumin e saj të ia jap në përdorim Shërbimit Nacional të Shëndetit në Angli për të trajtuar të prekurit me koronavirus.
Duke e parë gjendjen alarmante dhe hapsirat e spitaleve që nuk po përmbushin kërkesat e shumta për të prekurit me koronavirus, Man City do të ia ndihmoi shumë Shërbimit Nacional të Shëndetësis, transmeton Gazeta Sinjali.
Përveç kësaj, disa ditë më parë skuadra e Manchester Cityt dhuroi para për të luftuar koronavirusin.
Gjendja e rënduar në Angli mund të bëj që sezoni i Premier Ligës të anulohet krejtësisht./Gazeta Sinjali/