Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një shtëpi në Prizren është bastisur dje nga Policia e Kosovës, në të cilën u gjet substancë narkotike e llojit marihuanë, me ç’rast u arrestua një person.
Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren, Sinjali mëson se në prangat e policisë, si i dyshuar për këtë rast, ka përfunduar Shkodran Badalli.
Këto burime bëjnë të ditur se Badalli është person me të kaluar kriminale.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/