image Bastisje shtëpie dhe konfiskim i drogës në Prizren, arrestohet një person

Siguri

Bastisje shtëpie dhe konfiskim i drogës në Prizren, arrestohet një person

news image

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka kryer një bastisje në një shtëpi në Prizren, gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një burim brenda kësaj prokurorie i ka thënë Sinjalit se aty policia ka gjetur dhe ka konfiskuar substancë narkotike të llojit marihuanë, pesha e së cilës nuk dihet ende.

Sinjali mëson se në prangat e policisë ka përfunduar një person me të kaluar kriminale.

Shtëpia e tij u bastis me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren./Gazeta Sinjali/