Futbollisti shqiptar që luan për Atalantan, Berat Gjimshiti përmes një interviste në ‘Tuttosport’ ka zbuluar se e dashura e tij serbe po përgatit maska për Bergamon.
‘Jemi akoma në fazën ku ka akoma shumë raste të reja. Shpresoj që kjo të përfundoj së shpeti’
‘Ideja e partneres sime lindi kur e pa situatën këtu ne Bergamo, shumë njerëz po kërkonin maska por nuk i gjenin’
‘Ajo u kthye në Serbi dhe filloi t’i prodhojë ato falas. Ajo i dërgon për ata që kanë nevoj më shumë dhe që nuk mund t’i blejnë’, u shprehë futbollisti shqiptar.
Gjimshiti si çdo futbollistë tjetër në Itali po qëndron në karantinë, ku dhe po bën stërvitje individuale./Gazeta Sinjali/