image Gjermania thirrje Kosovës dhe Serbisë: Palët t'i kthehen dialogut, nuk na duhen tensione në Ballkan

Politikë

Gjermania thirrje Kosovës dhe Serbisë: Palët t’i kthehen dialogut, nuk na duhen tensione në Ballkan

news image

Në prag të samitit të NATO-s, në Vilnë qarqe qeveritare nga Gjermania sërish kanë theksuar rëndësinë e shtensionimit në Ballkan për situatën gjeopolitike në Evropë.

Gjatë një takimi me gazetarë në Berlin, në prag të samitit të NATO-s, një zyrtar i lartë i kancelarisë gjermane i tha DW-së se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

“Fokusi ynë është që të dy palët të zbatojnë atë që kanë premtuar, veçanërisht në Beograd, por edhe në Kosovë”, tha zyrtari, duke pasur parasysh planin franko-gjerman dhe darkodimin për të në shkurt dhe mars të këtij viti. “Hapi tjetër është që të dyja palët të jenë të pranishme në bisedimet e udhëhequra nga BE dhe me pas të negociojnë në mënyrë konstruktive për Asociacionin e Komunave të Kosovës së Veriut”, ka thënë ai.

Në fokus kryesor të samitit të NATO-s do të jetë mbështetja për Ukrainën. Por, sigurisht që çështja e Kosovës dhe siguria në Ballkan do të jenë temë bisedimesh.

“Unë besoj se ky samit është një mundësi e mirë për të gjithë për të kujtuar situatën gjeopolitike: Rusia e ka kthyer luftën përsëri në Evropë dhe për rrjedhojë NATO po rrit aftësinë e saj mbrojtëse. “Ajo që me të vërtetë nuk na duhet tani është, që në këtë situatë shumë të tensionuar gjeopolitike të kemi në Ballkan tensione të tilla që besojmë se janë të evitueshme”, tha zyrtari.

/GazetaSinjali/