Kyiv Independent raporton se prodhuesi gjerman i armëve Rheinmetall është në bisedime me zyrtarët ukrainas për ndërtimin e një fabrike tankesh në Ukrainë, duke cituar një raport në revistën Der Spiegel.
Sipas shefit të kompanisë, Armin Papperger, një fabrikë mund të ngrihet në Ukrainë për rreth 200 milionë euro dhe mund të prodhojë deri në 400 tanke kryesore luftarake të tipit Panther në vit.
Papperger i përshkroi bisedimet me qeverinë ukrainase si “premtuese” duke shtuar se ai shpresonte për një vendim “brenda dy muajve të ardhshëm”.