image Plas sherri mes punëtorëve në një fabrikë në Mitrovicë, sharje e kërcënime për shkak të ventilit
[wp-story id="814678"]

Siguri

Plas sherri mes punëtorëve në një fabrikë në Mitrovicë, sharje e kërcënime për shkak të ventilit

news image

Një ngatërresë mes dy punëtorëve ka ndodhur sot në një fabrikë në rrugën “Faruk Srahia”, në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Deri te konflikti verbal, që eskaloi në kërcënime dyshohet se erdhi për shkak të një mosmarrëveshje që palët kishin sa i përket ventilit.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se dy punëtorët, njëri 32 e tjetri 42-vjeçar u kapën, deri në atë pikë sa njëri ka sharë e ofenduar, duke tentuar edhe që ta godas me kaçavidë.

Siç mëson Sinjali, Policia është njoftuar menjëherë për rastin, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin, derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për veprën penale “kanosje”.

/GazetaSinjali/