image Angli/Shpërthim i fuqishëm në fabrikë, dyshohet se një punëtor ka mbetur brenda

Botë

Angli/Shpërthim i fuqishëm në fabrikë, dyshohet se një punëtor ka mbetur brenda

news image

Një ditë më parë në qytetin anglez Leamington ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë që prodhonte lëndë plastike, përderisa dyshohet se një puntor i kësaj fabrike ka mbetur brenda.

Autoritetet e vendit kanë vazhduar punën për gjetjen e tij, por deri më tash nuk ka asnjë rezultat.

Re të mëdha kanë përfshirë zonën përreth si pasojë e zjarrit, duke bërë që autoritetet të marrin masa evakuimi për banorët e zonës.

Të gjithë banorët e zonën që jetonin në një rreze prej 100 metrash janë larguar ditën e djeshme, ndërsa për të tjerët që banojnë në një rreze prej 500 metrash është rekomanduar që t’i mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret.

Mike Smith e përshkroi zjarrin si “tepër sfidues” dhe tha se i gjithë stafi tjetër ishte i sigurt.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe përfaqësuesit e fabrikës të cilët janë shprehur se ka ndodhur një incident, por ende nuk e dijnë shkakun e shpërthimit.

Në orët e mëngjesit, autoritetet zjarrfikëse raportuan për një zjarr në uzinën tonë Leeson Polyurethanes në Leamington Spa. Ne ende nuk e dimë shkakun e incidentit, por po punojmë ngushtë me efektivët e urgjencës, zyrtarët lokalë dhe ekipet tona në fabrikë për të përcaktuar se çfarë çoi në këtë incident. Duam të falënderojmë punonjësit tanë, partnerët lokalë dhe personelin e urgjencës që iu përgjigjën incidentit ndërsa vazhdojnë të shuajnë zjarrin”, shkruhet në reagim.

Carl Brown, nga Rugby, ishte me familjen e tij në një park afër vendit kur shpërtheu zjarri.

Ne të gjithë vendosëm maskat dhe kur dolëm nga parku  pamë këtë tym të madh të zi dhe zjarrin, dhe kishte mbeturina në të gjithë parkingun e makinave,” tha ai.

Shërbimi i Zjarrit dhe Shpëtimit Warwickshire u bashkua në vendngjarje me kolegët nga Shërbimi i Zjarrit në West Midlands dhe ekuipazhet e tjera fqinje. /GazetaSinjali/