image Rusët sulmojnë me raketa një fabrikë për riparimin e avionëve në Lviv

Botë

Rusët sulmojnë me raketa një fabrikë për riparimin e avionëve në Lviv

news image

Kryebashkiaku i Lviv në Ukrainë, Andriy Sadovyi, ka thënë se raketat ruse kanë goditur një fabrikë riparimi avionësh sot në mëngjes.

Sipas Sdovyi, disa raketa goditën vendin i cili është afër aeroportit Lviv, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook, kryebashkiaku ka thënë se puna në uzinë ishte ndalur përpara se raketat të goditeshin dhe nuk kishte raportime për viktima në këtë fazë.

Deri të premten, qyteti piktoresk në Ukrainën perëndimore është kursyer kryesisht nga bombardimet e pamëshirshme të forcave ruse. 

Por në rreth 43 milje (70 kilometra) nga kufiri polak, Lviv është në pragun e NATO-s – çdo sulm këtu mund të ketë pasoja ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/