image Gjermania filloi përgatitjet për shfaqjen tradicionale të Vitit të Ri

Botë

Botë/ Gjermania filloi përgatitjet për shfaqjen tradicionale të Vitit të Ri

news image

Kanë filluar përgatitjet për shfaqjen e Vitit të Ri në Gjermani, në mënyrën e saj tradicionale, me fishekzjarre.

Shitjet e fishekzjarreve filluan zyrtarisht sot, tre ditë përpara natës së Vitit të Ri dhe gjermanët janë blerësit më të mëdhenj të tyre.

Ashtu si dhe shfaqjet zyrtare të fishekzjarreve në kryeqytete të tjera të botës, qytetarët në Berlin dhe qytete të tjera njihen për hedhjen e fishekzjarreve në rrugë.

Sipas një studimi të kompanisë së sondazheve, YouGov, një në 10 persona në Gjermani shpenzojnë mbi 50 euro për fishekzjarret e Vitit të Ri. Tre përqind e të anketuarve deklaruan se shpenzojnë mbi 100 euro.

Megjithatë, për disa, këto shpenzimet nuk përfundojnë mirë. Spitalet në Berlin shpesh përgatisin salla shtesë, me pritshmërinë se gjatë festimeve të Vitit të Ri mund të ketë incidente të ndryshme./Gazeta Sinjali/