image Gjermania e konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosovë

Gjermania e konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

news image

Qeveria gjermane ka konfirmuar se mbështet anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku deputeti gjerman, Knut Abraham, i ka bërë një pyetje Qeverisë së Gjermanisë nëse do ta mbështeste një aplikim të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

E në përgjigje, Qeveria e Gjermanisë ka thënë se e mbështet anëtarësimin e Kosovës.

“Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, për këtë të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkim Evropian dhe në Këshill të Evropës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë.

Rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës është lehtësuar, pas përjashtimit të Rusisë nga ky institucion.

Nga Qeveria e Kosovës është bërë e ditur se planifikohet që së shpejti të aplikohet për anëtarësim në Këshill të Evropës.

/GazetaSinjali/