image Gjermania e fut Kosovën te vendet me rrezik të lartë, këto janë kushtet për të hyrë në shtetin gjerman

Diasporë

Gjermania e fut Kosovën te vendet me rrezik të lartë, këto janë kushtet për të hyrë në shtetin gjerman

news image

Gjermania ka futur Kosovën përsëri në listën e vendeve me rrezik të lartë për shkak të rritjes enorme të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19.

Që nga 22 gushti ky vendim për Kosovën do të futet në fuqi, përderisa janë bërë publike edhe kushtet e reja për të hyrë në shtetin gjerman.

“Situata epidemiologjike: Kosova është prekur fuqishëm nga COVID-19. Së fundi, numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Kosova klasifikohet si një zonë me rrezik të lartë, dhe ky klasifikim hyn në fuqi nga 22 gushti 2021”, thuhet në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Kushti që shteti gjerman ka vendosur për ata që duan të hyjnë në shtetin gjerman është që ata duhet ta kenë me vete testin PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

Shtetasit e huaj mbi moshën 11 vjeç, pavarësisht vendit të origjinës dhe rrugës së udhëtimit, duhet të prezantojnë një test PCR në hyrje (jo më të vjetër se 72 orë përpara hyrjes”, thuhet në njoftim.

Udhëtarët që kanë dëshmi se janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe nga vaksinimi kanë kaluar të paktën dy javë, s’kanë nevojë për një test negative në hyrje”, thuhet tutje.

Derisa për shtetasit gjerman jepet këshilla që të shmangen vizitat turistike të panevojshme në Kosovë.

Në Kosovë, momentalisht janë mbi 16 mijë raste aktive të infektuar me COVID-19, dhe se vendi nga sot ka hyrë në vendimin për masa të reja anit-COVID, ku klubet e natës s’do të punojnë deri më 1 shtator, dasmat janë ndaluar dhe është shkurtuar orari i gastronomisë. /GazetaSinjali/