Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Anja Becky, Udhëheqëse e Bashkëpunimit për Zhvillim të Ambasadës federale të Gjermanisë, dhe Mark Barret, Udhëheqës i projektit të GiZ, “Përkrahje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë”, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm, përkrahjen e fuqishme të cilin e jep Gjermania, në veçanti GIZ-i për procesin integrues, dhe për rrjedhën e implementimit të projektit me MIE.
Me këtë rast Ministri Reka falënderoi Znj. Becky për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, respektivisht për procesin e integrimit evropian pasi që avancimi në këtë proces i hapë rrugë perspektives së qytetarëve tanë.
Projekti; “Përkrahje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë” gjatë këtyre viteve të fundit ka qenë thelbësorë për ngritjen e kuadrove institucional, dhe se GIZ do të vazhdoj mbështetjen e MIE-së drejt zbatimit me prioritet të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe në përgatitjen e administratës për aplikimin e ardhshëm për anëtarësim në BE.
Me këtë rast, Becky dhe Barrett rikonfirmuan përkrahjen e GIZ në pajtim me prioritetet e Qeverisë së republikës së Kosovës në procesin integrues.
Ata, theksuan përkushtimin e projektit të GIZ-it për përkrahjen e Kosovës sepse ky është një proces i gjatë dhe ka shumë punë për t’u bërë.