image Gjermani/ Pesë të vdekur dhe mbi 50 të zhdukur nga përmbytjet

Evropë

Gjermani/ Pesë të vdekur dhe mbi 50 të zhdukur nga përmbytjet

news image

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë raportohen të zhdukur, pas shembjes së disa shtëpive nga vërshimet në Gjermaninë Perëndimore.

Në mesin e viktimave është edhe një zjarrfikës, i cili u mbyt gjatë përpjekjeve për të shpëtuar banorët e qytetit Altena, 15 milje në jug të Dortmundit.

Ndërkaq, katër të tjerë vdiqën në qarkun Ahrëeiler, 30 milje në jug të Këlnit, raporton Daily Mail, përcjell Gazeta Sinjali.

Shiu shkaktoi gjithashtu shembjen e gjashtë shtëpive në qytetin Adenau.

Një burrë tjetër ishte zhdukur në qytetin lindor të Joehstadt pasi u përpoq të siguronte pronën e tij nga ujërat, thanë autoritetet./Gazeta Sinjali/