image Gjeoshkencëtari turk, Gorur: Radhën për tërmet e ka Stambolli

Botë

Gjeoshkencëtari turk, Gorur: Radhën për tërmet e ka Stambolli

news image

Pasi sot qytetet turke Hatay dhe Antakias, u goditën edhe nga dy tërmete të fuqishme, ekspertët thonë se tash duhet të përgatitet Stambolli.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë i sotëm ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit.

Gjeoshkencëtari tuk, Prof. Dr. Naci Gorur ka reaguar duke pohuar se provinca që u godit sonte, Hatay, për një kohë më nuk do të ketë probleme me tërmete.

“Hatay e ka zbrazur energjinë e saj, tashmë duket se radha është për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë”, tha Gorur ai për t24.

“Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na dëgjoi. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, përfundoi Gorur.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në tre vende pas tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay

Soylu ka bërë të ditur se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 213 të plagosur pas dy tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay, raporton Anadolu.

Soylu njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në tre vende pas tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay. 

/GazetaSinjali/