image Gjenerali rus: Washingtoni i dha leje Kosovës që të ndërtojë bazë ushtarake në Mitrovicë

Siguri

Gjenerali rus: Washingtoni i dha leje Kosovës që të ndërtojë bazë ushtarake në Mitrovicë

news image

Gjeneral-koloneli në pension i Federatës Ruse dhe doktor i shkencave historike, Leonid Grigorievich Ivashov, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë leje Kosovës që të ndërtojë bazë ushtarake në Mitrovicë.

Këtë gjë dhe gjithë çfarë SHBA ka bërë për Kosovën, sipas tij paraqesin nënshtrimin e amerikanëve ndaj shqiptarëve.

“Amerikanët vazhdimisht iu nënshtruan shqiptarëve dhe bënin sikur nuk shihnin se çfarë po bënin. Le të kujtojmë se Madeleine Albright ishte urrejtja kryesore serbe, ajo nuk mundi dhe as sot nuk mund të mendojë për sllavët ortodoksë, kryesisht rusët dhe serbët. Ajo gjithashtu promovoi Hashim Thaçin”, tha fillimisht ai.

Në një intervistë për “Novosti”, gjenerali rus komentoi edhe stërvitjet që NATO po zhvillon në Kosovë, për të transferuar forcat amerikane në vende të ndryshme, të cilat sipas tij kanë karakter anti-rus.

“Washingtoni po përhap frikë në Evropë. Ky skenar është plotësisht i qartë. Është e padiskutueshme që NATO qeveriset nga Amerika. Në Washington, ata po përpiqen t’ua provojnë evropianëve se vetëm ata mund t’i mbrojnë dhe sigurojnë ata dhe për këtë arsye duhet t’i dëgjoni ata.”

“Ata kanë nevojë për t’i mobilizuar njerëzit. Amerikanët duan t’i kthejnë ata kundër Rusisë. Kur i bëjnë evropianët plotësisht të bindur, amerikanët mund t’ua imponojnë interesat e tyre ekonomikë atyre si diçka plotësisht të justifikuar”, tha ai./Gazeta Sinjali/