image Gjenerali italian: Tani na takon neve e dashur Shqipëri, të themi faleminderit

Rajon

Ndihma/ Gjenerali italian: Tani na takon neve e dashur Shqipëri, të themi faleminderit

news image

Gjenerali italian Fabrizio Lisi ka shprehur falënderim për ndihmën që ka bërë Shqipëria këto ditë duke dërguar mjekë në Itali për të kontribuar në shërimin e pacientëve të sëmurë nga virusi Covid-19.

Disa ditë më parë një avion i Guardia di Finanza u ngrit nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë, duke transportuar një ngarkesë të çmuar drejt aeroportit ushtarak italian “Pratica di Mare”: 30 “engjëj” me rroba të bardha, 10 mjekë dhe 20 infermierë që kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur për të ndihmuar Italinë e shkatërruar nga urgjenca e Covid-19, shkruan gjenerali italian, Fabrizio Lisi.

“Tani, e dashur Shqipëri, na takon neve të themi faleminderit për këtë shenjë mirënjohjeje, miqësie dhe njerëzillëku të madh”, ka kshkruar gjenerali italian.

Lisi është shprehur i emocionuar për ndihmën e dhënë nga Shqipëria përmes mjekëve të dërguar në Itali, për ndihmën ndaj virusit vdekjeprurës Covid-19.

“Çfarë emocioni të shohësh ata mjekë të rinj që mbërrijnë në Itali, krejt tjetër gjë nga prindërit e tyre të frikësuar apo të hutuar, përkundrazi me sytë plot forcë, guxim dhe zemërgjerësi”, tha ai.

Ai nuk ka harruar të falënderoj kryeministrin Rama që e njeh nga viti 1997, kur gjenerali atë kohë ishte shef i misionit “Guardia di Finanza”.

“Faleminderit kryeministri Rama, në emër të të gjithë ne italianëve. Faleminderit edhe nga unë, që isha në bordin e avionit në 1997, si shef i Misionit të Guardia di Finanza; që përshkova detrat dhe fluturova mbi qiellin e Shqipërisë; që prita refugjatët në kampet e Mbrojtjes Civile dhe Kryqit të Kuq italian; që kam punuar për një kohë të gjatë edhe në vitet në vijim (dhe që akoma e bëj), së bashku me autoritetet tuaja, policinë tuaj dhe njerëzit tuaj, aq fisnikë dhe të mëdhenj në shpirt. Faleminderit”, ka përfunduar gjenerali Lisi./ Gazeta Sinjali/