image Gjenerali amerikan Clark nis vizitën në Kosovë

Politikë

Gjenerali amerikan Clark nis vizitën në Kosovë

news image

Wesley Clark, ish-komandanti Suprem i Forcave aleate të NATO-s në Evropë, ka arritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Gjenerali amerikan vjen në Kosovë me ftesë të ministrit Mehaj dhe do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror, shkruan Gazeta Sinjali.

Clark, gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

/GazetaSinjali/