Dy kabllo kanë rënë në tokë në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.
Një sinjalizues ka dërguar disa fotografi në të cilat shihen kabllot afër trotuarit.
Zyrtari për informim, Adlum Ramadani ka thënë se pas vizitës së ekipeve të KEDS-it në terren është konstatuar se kabllot e rëna në tokë nuk janë përçues të rrymës, por të internetit. /Gazeta Sinjali/