Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik para pak minutash në faqen zyrtare në “Facebook”, ka publikuar një fotografi ku përçon mesazh për bartjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e higjienës, shkruan Gazeta Sinjali.
IKSHPK edhe më tutje vazhdon t’i udhëzojë qytetarët që t’i respektojnë këto tri rregulla të rekomanduara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.
Ndërkaq në apelin e vazhdueshëm të Institutit, udhëzohen edhe inspektoratet sanitare dhe ato komunale që të zbatojnë patjetër Ligjin për pandeminë duke u mbështetur në manualin për COVID-19 të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që Policia dhe Inspektorati mbrëmë të angazhohen me kapacitete të plota për monitorimin e të gjithë atyre që nuk respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Gjatë këtij aksioni që është zhvilluar në tërë territorin e Kosovës janë mbyllur disa lokale, pishina si dhe janë shqiptuar gjoba për persona fizik. /Gazeta Sinjali/