Reshje të dendura bore kanë mbuluar zonën malore në Brezovicë, ku si pasojë e këtyre reshjeve ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtimi është detyruar të intervenojë në qendrën e skijimit, raporton Gazeta Sinjali.
Ky intervenim i ShKKSh-së ka ardhë pasi njëri nga vizitorët ka pësuar arrest kardiak, dhe të njëjtit i është mundësuar transporti deri në autoambulancën e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes.
“Pas reshjev të pa nderprera të bores në qendren e skijimit në Brezovic është shkaktuar një ortek afer qendres së skijimt i cili ka bllokuar automjetet”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.
Pamje nga vendi i ngjarjes: