image Qytetari në Brezovicë thyen këmbën teksa po skijonte, momenti kur intervenon ekipi i shpëtimit

Sociale

Qytetari në Brezovicë thyen këmbën teksa po skijonte, momenti kur intervenon ekipi i shpëtimit

news image

Teksa në qytete të Kosovës po mungon bora e cila e karakterizon stinën e dimrit, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur zonën malore në Brezovicë për t’i shijuar aktivitetet që i ofron kjo stinë, njërën ndër to edhe skijimi. Mirëpo, ky aktivitet sot në Brezovicë nuk shkoi mirë për njërin nga vizitorët, raporton Gazeta Sinjali.

I njëjti pësoi një incident teksa po skijonte, ku për pasojë theu njërën këmbë.

Ekipi i shpëtimit në pistën e skijimit ka intervenuar duke e tërhequr nga vendi i ngjarjes për t’i ofruar ndihmën e nevojshme.

Pamje: Brezovica.info

/GazetaSinjali/