image E shtunë me mot stabil, Brezovica mbushet me vizitorë - VIDEO

Kosovë

E shtunë me mot stabil, Brezovica mbushet me vizitorë – VIDEO

news image

Për dallim nga java e kaluar, kjo e shtunë po shënon mot pa reshje shiu e bore në vend. Duke u bazuar në prognozën e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin mes 2-4 gradë Celsius, raporton Gazeta Sinjali.

E, këto temperatura, kanë bërë që sot disa qytetarë të shijojnë borën e javës së kaluar në zonën malore të Brezovicës.

Disa nga ta madje po e shijojnë edhe skijimin.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 2-4 gradë Celsius.

Pamje: Brezovica.info

/GazetaSinjali/