Më 16 dhjetor, nga salla 1 tetori qendra e vaksinimit është bartur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Emshir. Madje orarin për vaksinim, Ministria e Shëndetësisë prej dje e ka reduktuar në tetë orë.
Këto dhe reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike kanë ndikuar që të bëhet ‘llugë’ në këtë qendër.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi ku shihet se është një numër i madh i qytetarëve duke pritur për tu vaksinuar.
Ai tha për Sinjalin se punëtorët aty ishin të paorganizuar, sepse punonte vetëm një ekip.
Sinjalizuesi ka thënë se për tu vaksinuar babai i tij, kanë pritur një orë e gjysmë.
“Në qendrën e vaksinimit në Emshir gjendje alarmante. Punohet vetëm me një ekip. Nëpër pauza po thonë, pastaj u ndalë rryma edhe të paorganizuar totalisht“, tha ai për Sinjalin.