image Gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin ku vdiq 27-vjeçari

Siguri

Gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin ku vdiq 27-vjeçari

news image

Besmir Grulaj, 27-vjeçar nga fshati Zojz i Prizrenit, ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:40, në rrugën Prizren – Gjakovë, në afërsi të fshatit Piranë, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident u lënduan edhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve, Gazeta Sinjali mëson se janë në gjendje të rëndë.

Gazeta Sinjali mëson po ashtu se personat që u lënduan si pasojë e këtij aksidenti janë: personi i cili ishte në veturë me Besmirin, shoferi i kamionetës i cili vjen nga fshati Krushë e Madhe dhe shoferi i traktorit.

Të lënduarit momentalisht janë duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Prizrenit./Gazeta Sinjali/