image Ministri Sveçla jep lajme të mira për të lënduarit në aksidentin në Kroaci

Sociale

Ministri Sveçla jep lajme të mira për të lënduarit në aksidentin në Kroaci

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili mbrëmë u kthye nga Kroacia së bashku me 27 mërgimtarët të cilët u shpëtuan aksidentit tragjik në Kroaci, ka dhënë disa lajme të mira për të lënduarit që janë duke u trajtuar ende në Slavonski Brod, raporton Gazeta Sinjali.

Sveçla ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit janë liruar sot nga spitali, ndërsa edhe tre të tjerë pritet të lirohen nesër.

Numri një i MPB-së po ashtu njoftoi se Muharremi i cili po trajtohej në Kujdesin Intensiv, ka dalë nga ky kujdes dhe se tani gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Përderisa gjatë tërë ditës ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit në Slavonski Brod, të cilët u sollën sot dhe po varrosen në vendlindjet e tyre, lajme të mira vijnë nga Kroacia.”

“Dy bashkëkombas u liruan nga spitali e tre lirohen nesër, kurse edhe Muharremi ka dal, nga kujdesi intenziv dhe është në gjendje stabile. Gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt, e familjarëve të viktimave forcë për ta përballuar dhimbjen”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/