image Të lënduarit e aksidentit janë në gjendje stabile, njëri prej tyre operohet sot

Rajon

Të lënduarit e aksidentit janë në gjendje stabile, njëri prej tyre operohet sot

news image

Të gjithë personat e lënduar në aksidentin e autobusit në autostradën e Strumës janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, njoftojnë nga spitali Pirogov.

Dy pacientë të cilët janë gjithashtu në gjendje të mirë janë operuar dje. Të lënduarit që ndodheshin në terapi intensive sot janë transferuar në repartin e Klinikës për Djegie dhe Kirurgji Plastike. Një nga të lënduarit duhet të operohet sot.

Duke marrë parasysh traumën e rëndë psikologjike, pacientët e shtruar në Pirogov kanë marrë edhe terapi psikologjike nga spitali. Megjithatë akoma nuk dihet se kur mund të lirohen nga spitali dhe të kthehen në Shkup, thonë nga “Pirogov”, njofton Alsat-mk.

/GazetaSinjali/