image Gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Kosovë

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës

news image

Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në dy orë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolonat janë krijuar deri në 1500 metra, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse në pikën kufitare në Merdar pritjet janë 15 deri në 20 minuta dhe kolona deri në 50 metra.

Pritjet më të shkurta janë në pikën kufitare në Jarinje, nga 20 deri në 25 minuta.

/GazetaSinjali/