Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se nga 1 mijë e 734 testime, 11 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus për 24 orë dhe asnjë person nuk ka humbur jetën, shkruan Gazeta Sinjali.
Aktualisht në Kosovë janë 317 raste aktive me COVID-19, ndërsa numri i të vaksinuarve ka arritur mbi 1 milion e 651 mijë qytetarë.
E situatë më e rëndë është në vendet fqinje. Në Shqipëri dje u njoftua se për 24 orë kanë vdekur dy persona dhe janë regjistruar 296 raste të reja.
Ndërsa në Maqedoni, dje për 24 orë vdiqën 12 persona dhe 327 të tjerë rezultuan pozitiv në testimin për COVID-19.
Në Serbi, për të njëjtën periudhë kohore, humbën jetën 30 persona dhe 1999 persona kanë rezultuar pozitiv.
E në Mal të Zi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, dje për 24 orë vdiqën pesë persona dhe u regjistruan 198 raste të reja.