image Gjendja me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

news image

Në spitalin e Gjakovës aktualisht po marrin trajtim shtatë pacientë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, Drejtori i përgjithshëm i këtij Spitali, Hilmi Shala.

Shala ka bërë të ditur se nga numri i përgjithshëm i pacientëve, pesë prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Ndërkaq pesë persona janë konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Gjatë 24 orëve janë liruar gjashtë pacientë, kurse nuk është pranuar asnjë pacientë. /GazetaSinjali/