image Gjendja me COVID-19 në Kosovë/ Këto janë pesë komunat me më së shumti raste aktive

Shëndetësi

Gjendja me COVID-19 në Kosovë/ Këto janë pesë komunat me më së shumti raste aktive

news image

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 10 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë testuar 5 mijë e 798 mostra të dyshimta, prej të cilave 173 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Nga 173 rastet pozitive 29 prej tyre janë konfirmuar në Prishtinë e cila prinë me numrin e përgjithshëm të rasteve aktive. Në këtë komunë janë 1 mijë 978 raste.

Pas Prishtinës komuna e dytë me numrin e rasteve aktive është Ferizaj me 813 raste. Kurse pas Ferizajt është komuna e Prizrenit me 799 raste aktive.

Kurse komuna e Fushë Kosovës ka 537 aktive, duke u ndjekur më pas nga komuna e Pejës me 520 raste aktive.

Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë 159 mijë e 107 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Kurse, 146 mijë e 444 të tjerë janë shëruar nga ky virus.

/Gazeta Sinjali/