Në Klinikën Infektive janë tre persona të vaksinuar plotësisht, e që janë infektuar me koronavirus. U.d i drejtorit të kësaj klinike, Arben Vishaj bëri të ditur se gjendja e tyre është stabile.
“Ne i kemi tre pacientë të cilët janë të vaksinuar dhe janë të prekur me COVID-19 por te këta pacientë kemi vërejtur se manifestime klinike të tyre janë më të lehta. Pra kanë zhvilluar një formë më të lehtë klinike në raport me pacientët të cilët kanë qenë të pa vaksinuar”, tha ai.
Sipas tij, vaksinimi duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë i mundshëm në mënyrë që të mbrohen qytetarët.
“Vaksinimi duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë i mundshëm dhe sa më masiv me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të popullatës. Për këtë duhet të vendos ministria e Shëndetësisë është kompetencë e tyre”, tha ai.
“Vaksinimin janë duke e bërë ministria e shëndetësisë me kapacitetet e tyre të plota. Qendrat për vaksinim janë në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në kuadër të planit operativ të tyre në mënyrë që vaksinohet sa më shumë popullata e vendit tonë”, tha Vishaj për EO. /GazetaSinjali/