image Gjendja e mjerueshme e rrugëve në qendër të Prizrenit

Sociale

Gjendja e mjerueshme e rrugëve në qendër të Prizrenit

news image

Rrugët në lagjen “Tabakhane” në Prizren duket se janë në gjendje të mjerueshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar disa fotografi të shkrepura në këtë lagje. Ai thotë se për gjendjen e rrugëve janë ankuar disa herë në Komunën e Prizrenit, por thotë se deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

“Jam banor i lagjen ‘Tabakhane’ në Prizren. Këto janë disa foto aktuale të lagjes në mes të qytetit. Kemi bërë ankesa disa herë, por për fat të keq nuk ka ndonjë zhvillim”, tha ai./Gazeta Sinjali/