Mbikalimi në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë mund të jetë mbikalimi më i pashfrytëzuar në botë. Mirëpo, ata që zgjedhin t’i ngjitin shkallët e këtij mbikalimi, po sigurohet që të lënë “gjurmët” e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një video të dërguar në adresë të Gazetës Sinjali shihet se ky mbikalim është bërë deponi e mbeturinave.
Në çdo skaj të mbikalimit shihen mbeturina të shumta të produkteve ushqimore që janë hedhur aty nga qytetarët e pandërgjegjshëm.