image Gjendet vajza nga Lipjani që u zhduk të premten, dyshohet se është dhunuar seksualisht

Siguri

Gjendet vajza nga Lipjani që u zhduk të premten, dyshohet se është dhunuar seksualisht

news image

Vajza nga Lipjani, e cila u raportua si person i zhdukur nga nëna e saj, është gjetur dje nga Policia e Kosovës, e cila dyshon se e reja është dhunuar seksualisht nga një person, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas nënës së saj, ajo ishte larguar nga shtëpia mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:40.

Një ditë më pas, ajo u gjet së bashku me një person tjetër, i cili dyshohet se e ka dhunuar seksualisht të renë.

Policia njofton se i dyshuari për dhunimin seksual të vajzës, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, e reja është kthyer në shtëpi, te prindërit e saj./Gazeta Sinjali/