Një trup i dekompozuar është gjetur në grykëderdhjen e lumit Ishëm në Kurbin.
Trupi i zbulua nga një peshkatar pasditen e sotme.
Viktima është i gjinisë mashkullore dhe ende nuk dihet identiteti i tij.
“Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje,”- njoftojn policia.
Nga informacionet paraprake raportohet se nuk ka shenja dhune në trup.
Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Sinjali/