image Gjendet pas tri ditësh vajza që u raportua e zhdukur nga axha i saj në Podujevë

Siguri

Gjendet pas tri ditësh vajza që u raportua e zhdukur nga axha i saj në Podujevë

news image

Më 10 dhjetor, në orët e mëngjesit, një vajzë në Podujevë ishte larguar nga shtëpia e saj dhe deri më sot familja s’kishte informacione për fatin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se vajza që u zhduk para tri ditësh është gjetur sot dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ende nuk dihen detaje se ku ishte vajza nga Podujeva për këto ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se viktima u raportua e zhdukur dje nga axha i saj, në stacionin policor në Podujevë.

Ai kishte deklaruar se mbesa e tij ishte larguar nga shtëpia nga ora 07:00 e mëngjesit të 10 dhjetorit dhe nga ai moment s’kishin informacione për vendndodhjen e saj.

/GazetaSinjali/