image Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në Suharekë

news image

Një person është gjetur pa shenja jete në Suharekë. Trupin e pajetë e ka gjetur një qytetar, mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:28, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Suharekë, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i bëhet obduksioni, njofton Policia në raporton 24-orësh.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar./GazetaSinjali/