Në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur pa shenja jete një person, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në rrugë.
Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar edhe vdekja e viktimës.
Gjithashtu është bërë e ditur se trupi i pajetë i tij iu është dorëzuar familjarëve për ceremonin e varrimit.
Që nga dje Gazeta Sinjali ka raportuar për tri vdekje të dyshimta në qytete të ndryshme të Kosovës.