Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 21:05 në oborrin e shtëpisë së tij në Kaçanik, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës njofton se rasti është hapur si “hetim i vdekjes” dhe me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i PK-së:
HETIM I VDEKJES
Kaçanik 07.09.2020 – 21:05. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.