image Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e banesës në Klinë

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e banesës në Klinë

news image

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e banesës ku banonte, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

Zëdhënësi i PK-së për Pejë, Fadil Gashi i tha Sinjalit se në vendin e ngjarjes ka arritur prokurori dhe njësitë përkatëse po merren me rastin.

Mund të konfirmoj që një person i gjinisë mashkullore është u gjetur pa shenja jete në bodrumin e baneses ku banonte”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/