image Gjendet një trup i vdekur në Gjilan, ende i paidentifikuar

Kosovë

Policia/ Gjendet një trup i vdekur në Gjilan, ende i paidentifikuar

news image

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmë në rajonin e Gjilanit, saktësisht në afërsi të fshatrave Llovcë dhe Burincë.

Lajmin për Gazetën Sinjali është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se policia është informuar lidhur me rastin dhe se janë duke vazhduar punën, pasi trupi është ende i paidentifikuar.

“Policia e Kosovës është informuar mbrëmë se në një pyll, teren i papërshtatshëm në mes fshatrave Llovcë dhe Burincë, afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pajetë i dekompozuar mashkull, i cili është i paidentifikuar deri më tani. Trupi i pajetë është mashkull i paidentifikuar për momentin”, tha Hashani.

Ai theksoi se policia janë ende në vendin e ngjarjes dhe se nuk dihen saktësisht rrethanat dhe kush është personi në fjalë./ Gazeta Sinjali/