Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Policia njofton se viktima, sipas familjarëve ishte përdorues i substancave narkotike.
“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ishte përdorues i substancave narkotike” thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Sinjali/