Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 10 e 35 është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.
Viktima është gjetur në Prishtinë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
‘Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion’, njofton raporti 24 orësh. /Gazeta Sinjali/