image Gjendet një person i vdekur në Fushë Kosovë

Siguri

Gjendet një person i vdekur në Fushë Kosovë

news image

Një person pa shenja jete është gjetur në rrugën “Tetova” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se viktima është gjetur mesditën e djeshme në shtëpinë e tij që gjendet në këtë rrugë.

Sinjali mëson se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/