Një mjet shpërthyes është gjetur pranë vendit ku kanë filluar ndërtimet për xhaminë e re në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti tha se ky mjet ka mbetur para shumë kohësh.
“Dyshohet se është mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, shtoi Ahmeti./ Gazeta Sinjali/