image Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon edhe FSK-ja

Siguri

Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren, intervenon edhe FSK-ja

news image

Është gjetur një mjet shpërthyes në fshatin Piranë të Prizrenit, mbrëmë rreth orës 20:45, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin në polici e ka raportuar një banor i këtij fshati i cili për policinë ka thënë se në mjetin e dyshuar kishte hasur në një fushë.

Policia njofton se shpërthimi i mjetit pa incidente është bërë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Njësiti përkatës ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin 24 orësh./Gazeta Sinjali/