Një person ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes mëngjesin e djeshëm rreth orë 08:05 në fshatin Bernicë e Poshtme të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Personi në fjalë e ka lajmëruar menjëherë policinë e cila më pas bëri sigurimin e vendit të ngjarjes.
Për tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident, policia njofton se intervenuan njësiti për dëmimin i FSK-së dhe KFOR-i. /Gazeta Sinjali/