image Gjendet një mjet shpërthyes në një deponi mbeturinash në Istog

Siguri

Gjendet një mjet shpërthyes në një deponi mbeturinash në Istog

news image

Në një deponi mbeturinash në fshatin Sine të Istogut, dje rreth orës 10 të mëngjesit është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky mjet, sipas raportit 24-orësh të policisë, është gjetur nga një person i cili ka qenë duke kryer disa punime në atë deponi.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti për deminim, i cili ka bërë tërheqjen e mjetit pa ndonjë incident./Gazeta Sinjali/